231 besimtarë nga Prizreni dhe Shtimja nisen për haxh

15:45 | 16 Maj 2026
E.K

231 besimtarë nga Prizreni dhe Shtimja janë nisur sot drejt Mekës dhe Medinës për kryerjen e haxhit, kushtit të pestë të Islamit.

Në përcjellje të tyre ishin zyrtarë nga Bashkësia Islame e Kosovës si dhe familjarë të shumtë, të cilët u uruan udhëtim të lehtë dhe haxh të pranuar.

Ky është grupi i tretë që këtë vit udhëton drejt vendeve të shenjta, ndërsa gjatë dy ditëve në vijim pritet të nisen edhe katër grupe të tjera nga Kosova.