Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Komisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, në vizitën e saj të parë zyrtare në Kosovë.
“Biseduam për rrugën evropiane të Republikës së Kosovës, për reformat që duhet të çohen përpara dhe për rëndësinë që procesi i zgjerimit të jetë i drejtë, i besueshëm dhe i bazuar në merita”, ka theksuar Haxhiu, njofton zyra për informim e Presidencës.
Ajo ka thënë se Kosova e sheh të ardhmen e saj në Bashkimin Evropian, duke e cilësuar këtë orientim si projekt shtetëror dhe zgjedhje strategjike të qytetarëve.
Sipas saj, pritet që përkushtimi i Kosovës ndaj demokracisë, sundimit të ligjit dhe vlerave evropiane të gjejë përgjigje të qartë edhe nga Bashkimi Evropian.
Haxhiu e ka falënderuar Komisioneren Kos për vizitën dhe angazhimin në procesin e zgjerimit, duke theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të ngushtë me institucionet e BE-së.
Xhiro e fundit e Bundesligës: tri ekipe me pikë të barabarta...
Haxhiu: Alush Gashi dha kontribut të çmuar në shtetndërtimin...
Konjufca: I hidhur lajmi për humbjen e intelektualit Alush G...
E ftuan në 20-vjetorin e pavarësisë së Mali të Zi, reagon as...
Rama: Estonia udhërrëfyes për Shqipërinë në transformimin di...
Abdixhiku dhe Osmani shprehin ngushëllime për ndarjen nga je...