Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani ka kritikuar ashpër qasjen e kryeministrit Albin Kurti, lidhur me pjesëmarrjen e saj në konferencën për Bordin e Paqes.
Osmani në emisionin Rubikon ka thënë se ka qenë qesharake dhe e paparë në historinë e Kosovës, pengesa që i është bërë asaj lidhur me marrëveshjen për Bordin e Paqes, ku i pranishëm ka qenë edhe presidenti amerikan, Donald Trump.
“Aty ka pasur tendenca për pengesa për marrëveshjen për Bordin e Paqes. Ka pasur një tendencë të paprecentë, të natyrës që donin në Kuvend ta ndryshonin tekstin e marrëveshjes e cila lëre që është në kundërshtim të plotë me të drejtën dhe praktikën ndërkombëtare dhe është e paprecendetë që nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e Kosovës. Është qesharake, është padituri e përmasave që unë nuk e kam parë, e as lexuar asnjëherë askund.”, ka thënë Osmani.
Ajo ka thënë se lidhur me këtë marrëveshje ka ftuar në takim Kurtin.
“Përkundër faktit që unë e kam ftuar në takime Kurtin që të bisedojmë për një gjë të tillë. Unë jam informuar nga grupi parlamentar i GUXO-s dhe ata kanë thënë se ai ka thënë se ka qenë i gabim madh që Vjosa Osmani është ulur në atë tryezë me Donald Trump. Sepse sipas tyre qenka dashur që ne mos të dukemi aty dhe që të jemi komplet jashtë radarit të SHBA-së.”, ka thënë tutje kandidatja për president.
Ajo ka thënë se kjo administratë e SHBA-së është më pro Kosovës që vendi ka pasur të paktën që nga viti 2008 e tutje.
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...
Pamje nga vendi i ngjarjes ku mbeti i plagosur 25-vjeçari në...
41 persona nën monitorim për hantavirus në SHBA
Ky është personi që u plagos rëndë sonte në Prishtinë
Flasin nga QKUK, kjo është gjendja e 25 vjeçarit i cili u pl...