Rezoluta për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Begaj: Qasja e duhur për objektivin strategjik

19:15 | 14 Maj 2026
Q L

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka përshëndetur rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Në një reagim në rrjetet sociale, Begaj shkruan se rezoluta përbën përgjigjen e duhur ndaj Raportit të Progresit të Komisionit Europian për Shqipërinë 2025, si dhe ndaj raportit të Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Europian.

Sipas tij, dokumenti reflekton “qasjen e vetme të drejtë” për arritjen e objektivit strategjik kombëtar, duke theksuar bashkëpunimin, kompromisin dhe konsensusin politik në procesin e integrimit europian./A2Cnn