Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në nder të viktimave të masakrave në Qyshk, Zahaq, Pavlan e Llabjan, duke i cilësuar ato si ndër plagët më të rënda që ka përjetuar populli shqiptar gjatë luftës në Kosovë.
Haradinaj tha se 102 shqiptarë të paarmatosur u ekzekutuan pa mëshirë nga njësitet ushtarake dhe policore të shtetit serb, si hakmarrje ndaj humbjeve që po pësonin në frontet e luftës.
Në përvjetorin e këtyre masakrave, ai kujtoi dhe nderoi edhe eprorët e luftëtarët e Ushtria Çlirimtare e Kosovës nga kjo anë e Dukagjinit, të rënë në beteja të ndryshme për liri: Skender Çekun nga Qyshku, Jahë Kabashin, Blerim e Bekim Kelmendin, si dhe Rifat Veselin nga Llabjani.
“Këto masakra janë dëshmi e rrugës së rëndë që kaloi Kosova deri te liria, por edhe e sakrificës së madhe të njerëzve tanë që nuk u përkulën kurrë përballë armikut”, ka deklaruar Haradinaj.
Sami Lushtaku reagon pas incidentit në Skenderaj
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dënon kërcënimin që iu bë p...
Lladrovci thumbon politikanët: “Mos e rreh këlyshin se kur r...
“Ftoj familjarët për përmbajtje”, Hysni Mehani thotë se ësht...
“Dy minatorë nuk janë mirë me shëndet”, Dobra jep detaje për...
Aksident trafiku në Pejë, një i lënduar