Deklarata e komunës malazeze për ‘çnjohjen’ e Kosovës, Ministri Duka: Për keqardhje, s’jam i befasuar

16:02 | 13 Maj 2026
E.H

Ditën e djeshme, u njoftua se, asamblistët në kuvendin komunal të Zetës, e cila është një komunë në Mal të Zi, kanë miratuar deklaratën për anulimin e vendimit për njohjen e Kosovës në territorin e Zetës.

Lidhur me këtë, ka reaguar ministri i Administratës Publike në Mal të Zi, Marash Dukaj. Ky i fundit, deklaratën e kësaj komune e ka cilësuar si ‘’një hap pas’’ në ndërtimin e së ardhmes evropiane, dhe se, ai ‘’nuk është i befasuar’’ nga vendimi i kësaj komune.

Dukaj, ka thënë edhe se, bëhet fjalë për ‘’një fenomen të përpjekjes për të marrë kompetenca të huaja’’ dhe, ‘’ për të cenuar marrëdhëniet miqësore’’.

“Në vend që komuna më e re të bëjë gjithçka për të krijuar kushte më të mira jetese dhe prosperitet për qytetarët e saj, ne po jemi dëshmitarë të një përpjekjeje për shkatërrimin e institucioneve përmes devijimeve të pjesëve të sistemit’’, ka shkruar ai mes tjerash.

LEXO EDHE:

Komuna e Zetës në Mal të Zi kërkon tërheqjen e njohjes së Kosovës

Shpërndaje në rrjete sociale