Ulen çmimet e derivateve, nafta 1.59 euro për litër

09:32 | 13 Maj 2026
E.K

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar për përcaktimin e ri të çmimeve të derivateve në vend.

Sipas këtij njoftimi, çmimi i naftës është ulur lehtë dhe sot një litër do të shitet me 1.59 euro, që është një cent më lirë se një ditë më parë.

Ndërkohë, benzina do të tregtohet me çmimin 1.49 euro për litër, ndërsa gazi do të kushtojë 0.77 euro për litër.