Dy persona ndalohen në Kaçanik për transport ilegal të druve dhe pengim të policisë

09:14 | 13 Maj 2026
E.K

Dy persona janë arrestuar në Kaçanik pasi kanë penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Sipas Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarve janë gjetur sasi drush pa dokumentacion përkatës.

Zyrtarët e parkut nacional janë duke bërë identifikimin e masës drusore, ndërsa me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.