Beogradi ka njoftuar se së shpejti do të fillojë kontrollimet ajrore me helikopterë e dronë përgjatë kufirit me Kosovën.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, gjenerali Lubisha Dikoviq është takuar në Beograd me komandantin e KFOR-it gjeneralmajorin, Guglielmo Luigi Miglietta.
Dikoviq ka theksuar se “detyrë e përbashkët e Ushtrisë së Serbisë dhe e KFOR-it është ruajtja je e sigurisë në zonat e përgjegjësisë në dy anët e vijës administrative dhe se faktori ndërkombëtar ndikon në mënyrë vendimtare në situatën politike në Kosovë dhe se për këtë shkak ka shumë përgjegjësi për sigurinë e të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë e sidomos të serbëve dhe të joshqiptarëve të tjerë”.
Gjenerali Dikoviq ka theksuar se për shkak të kompetencave dhe përgjegjësive të KFOR-it që dalin nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të KB-së dhe të marrëveshjes tekniko-ushtarake, Ushtria e Serbisë KFOR-in e sheh si forcë kryesore për ruajtjen e sigurisë dhe të stabilitetit në Kosovë me vlerësimin se çdo zvogëlim i KFOR-it, do të ndikonte negativisht, përcjell “Politika” kumtesën e Ushtrisë serbe, transmeton Koha.net.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë serbe, Lubisha Dikoviq ka deklaruar se ushtria serbe planifikon që në periudhën e ardhshme të fillojë edhe me detyrat e mbikëqyrjes së kufirit me Kosovën nga hapësira ajrore me helikopterë e dronë, për, siç ka thënë ai, realizimin e aktiviteteve si patrulla të njëkohshme dhe vëzhgues.
Edin Džeko rikthehet pas shumë vitesh në Gjermani, kësaj her...
Rinumërimi i votave vazhdon, rreth 45% e tyre janë përfundua...
Real Madrid monitoron Vitinha dhe Rodrin për përforcimin e m...
Kuvendi miraton me 110 vota aderimin e Shqipërisë në Bordin ...
Ermal Krasniqi vazhdon shkëlqimin te Legia, shënon ndaj ish ...
Haradinaj takon ambasadorin e ri të Sllovenisë në Kosovë, fl...