Hulumtues të Institutit Demokratik të Kosovës e përfaqësues të partive politike janë bërë bashkë për të diskutuar rreth punës së legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës. Me këtë rast u publikua edhe raporti monitorues i IKD-së për punën e kësaj legjislature.
Naim Jakaj, hulumtues i lartë në IKD tha se legjislatura e kaluar nisi me ritëm të shpejt, ku për muajt shkurt-prill u mbajtën 24 seanca, 10 prej të cilave ishin të jashtëzakonshme.
Me këtë rast, ai ngriti shqetësime për procedurat e përshpejtuara që u përdorën për kalimin e disa projektligjeve, mungesën e konsensusit mes partive politike, deputetët pasiv që nuk morën fjalën asnjëherë, e sfida tjera me të cilat u përball legjislatura.
Ish-deputeti i LVV-së, Ilir Kërqeli deklaroi se pasi vendi rrezikonte të shkonte në zgjedhje, pushteti i ka shtyrë para projektligjet përmes procedurave të përshpejtuara.
“Kanë qenë disa projektligje që është dashur të përfundojnë shpejt. Ndoshta arsyeja se pse jemi ngutur në disa projektligje ka qenë se dukej se vendi po shkonte në zgjedhje. Mendoj që ka qenë punë e mirë që janë shtyrë këto projektligje që të përfundojnë sa më herët. Sa i përket akuzave për procedura të përshpejtuara, çdo projektligj që ka kaluar dhe asnjë vendim nuk është marrë jashtë rendit kushtetues. E për akuzat për mungesë konsensusi politik, LVV ka zhvilluar takime me partitë opozitare. Konsensusi nuk duhet të bëhet vetëm nga njëra palë por të gjithë duhet të jemi të përfshira”, ka deklaruar ai.
Mirëpo sipas Arben Mustafës të PDK-së, nuk ka qenë urgjencë kalimi i projektligjeve përmes këtyre procedurave.
“Ligje të rëndësishme siç është buxheti, ligji për çmimet tavan, ligji për energjinë kanë dashtë t’i kalojnë pa pas një diskutim mes deputetëve. Nëse deputetëve nuk i mundësohet të japin kontribut për to, çka duhen deputetët në Kuvend. Ajo si i ka parë kjo legjislaturë deputetët ka qenë vetën për votim. Ne vazhdojmë zgjatjet buxhetore, të nesërmen na vjen buxheti në procedura të përshpejtuara. Nuk kishte fare urgjencë. Kjo tregon një joseriozitet”, ka theksuar Mustafa.
Sipas Jehona Lushaku-Sadriut të LDK-së, Kosova do ta ketë problem implementimin e ligjeve të miratuara në procedura të përshpejtuara.
“Kjo legjislaturë karakterizohet me arrogancë të shumicës në përcaktimin e agjendës legjislative. Agjenda ka synuar t’i thyejë afatet kohore vetëm për t’i proceduar projektligjet. Një parti politike kur ka kaq shumë votë ka arritur t’i kaloj këto projektligje. Kosova do të ketë probleme serioz për t’i implementuar ato ligje”, shtoi ajo.
Kritika rreth mazhorancës në legjislaturën e kaluar pati edhe Besnik Tahiri i AAK-së.
“Legjislatura e 10-të e ka nisur punën mbrapshtë dhe e përfundoi edhe më mbrapshtë. Në ditën e nisjes është kërkuar votë prej deputetëve pa e pasur para deputeti ekspozenë, së paku një orientim të politikave strategjike. Nuk kemi pasur as listën e ministrive as emrat e ministrave. Nëse bëjmë një analizë të kësaj legjislature, janë dy momente historike. Kjo është legjislatura më e shkurt dhe është legjislatura ku ka pasur më së shumti kërkesa për seanca të jashtëzakonshme. Agjenda politike ka qenë më mbërri që me e zgjedh një president ose presidente që do t’i shkonte për shtati mazhorancës”, ka theksuar ai.
Ish-deputet në tri mandate, bashkëpunëtor i Rugovës dhe Daci...
Gara e 7 qershorit, edhe Balli Kombëtar në listën e LDK-së
Gjiganti anglez nis bisedimet me Alonson për emërimin si tra...
Aksident në Vlorë, një person në gjendje të rëndë shëndetëso...
Rrahje në Istog, shtatë persona dërgohen për trajtim mjekëso...
Për një javë sekuestrohen gjashtë armë zjarri në rajonin e P...