Dy të arrestuar pas një konflikti fizik në Veternik

08:55 | 12 Maj 2026
E.K

Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e së hënës në lagjen Veternik të Prishtinës, pas një përleshjeje fizike që dyshohet se ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje verbale.

Dy të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore, për të cilat kanë pranuar trajtim mjekësor.

Veternik, Prishtinë 11.05.2026-20:03. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasojë, të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje./Arbresh.info