Në pikën kufitare të Merdarës, një shtetasi të Serbisë i janë gjetur materiale me mbishkrime nxitëse.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar pasditen e së hënës, gjatë kontrollit të një veture në hyrje/dalje të vendit.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar materiale me mbishkrime nxitëse në automjet.
Me vendim të prokurorit, pas përfundimit të procedurave, i dyshuari është kthyer në drejtim të Serbisë.
PKK Merdarë 11.05.2026-16:25. Raportohet se në hyrje nga Serbia është ndaluar për kontroll vetura me targa serbe që drejtohej nga i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë. Gjatë kontrollit në veture janë gjetur dhe konfiskuar materiale me mbishkrim nxitës. Me vendim të prokurorit pas përfundimit të procedurave, i dyshuari është kthyer në drejtim të Serbisë./Arbresh.info
Osmani prezanton Kreshnik Çollakun në rrugëtimin e LDK-së pë...
Ndalohet autobusi Turqi–Prishtinë, kapen fustane dhe vello t...
Qalibaf: SHBA-ja s’ka alternativë tjetër përveç se të pranoj...
Dallaveret me patent shoferë, ngrihet aktakuzë ndaj shumë zy...
Ferizaj: 1477 gjoba për një javë ndaj shoferëve
Ramush Haradinaj përkujton Agron Rrahmanin: Hero që jetën ia...