Agim Veliu përfshihet në listën e deputetëve të LDK-së

18:34 | 11 Maj 2026
E.H

Besian Mustafa, anëtarë i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka njoftuar se Agim Veliu është ndër kandidatët e propozuar për deputet nga dega e LDK-së në Podujevë.

Rikthimi i Veliut në listën e propozuar vjen pasi kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kishte deklaruar ditë më parë se synon t’i bashkojë në parti të gjithë ata që i përkasin krahut të djathtë politik.

Përveç Veliut, janë propozuar edhe Ekrem Hyseni, Arjeta Salihu Abazi, Alisa Jetullahu dhe Zaim Thaçi.

Agim Veliu nuk ishte përfshirë në listën e kandidatëve për deputetë të LDK-së në dy proceset zgjedhore të mbajtura gjatë vitit 2025.

Shpërndaje në rrjete sociale