Sot rreth orës 16:55, qytetarja me inicialet A. Mehmeti, 43-vjeçare, mësimdhënëse nga Ferizaj, ka treguar një shembull të lartë ndershmërie dhe përgjegjësie qytetare.
Ajo ka gjetur një portofol me një shumë të caktuar parash në afërsi të rrugës “Agim Matoshi” në Ferizaj të vilën e ka dorëzuar në stacionin policor në Ferizaj.
“Meqenëse pronari i portofolit ende nuk ishte identifikuar, hetuesit e stacionit policor kanë dalë në vendin e ngjarjes për verifikimin e kamerave të sigurisë në atë zonë. Më pas, në stacionin policor është paraqitur qytetarja me inicialet L.K. (22-vjeçare) nga Ferizaj, me banim të përkohshëm në Gjermani, e cila ka raportuar humbjen e portofolit. Pas verifikimeve të kryera nga ana e policisë, pronares së ligjshme i janë kthyer portofoli dhe paratë; 2030.85 euro. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj falënderon publikisht zonjën A. Mehmeti për gjestin e saj human dhe shembullor. Ky veprim dëshmon një nivel të lartë të përgjegjësisë qytetare dhe forcon besimin e ndërsjellë mes policisë dhe komunitetit”, thuhet në njoftimin e PK./Arbresh.info
Kurti takon kryeministrin e Nordrhein-Westfalen, shprehu mir...
LDK në Podujevë e propozoi Agim Veliun për deputet, vjen rea...
“Plani i Rritjes”, Marta Kos: Do të shpërndajmë rreth 200 mi...
Studentët shqiptarë në RMV gati për protestën e radhës, vazh...
OVL e UÇK-së thërret për bashkim: Hidhni poshtë çdo përpjekj...
Juventusi i bindur se do të arrijë marrëveshje me yllin e Ma...