Sot do të varrosen dy vëllezërit e familjes Maloku nga Peja, të cilët humbën jetën këtë të diel brenda pak orësh.
Ata do të përcillen për në banesën e fundit në orën 14:00 në varrezat e qytetit.
Peja është tronditur nga kjo një tragjedi e rëndë familjare.
Fillimisht, Gazmend Maloku (Meni) humbi jetën pas një aksidenti që kishte bërë para disa ditësh në Pejë, por dhimbja për familjen Maloku nuk përfundoi me kaq.
Vetëm pak kohë më vonë, edhe vëllai i tij, Bashkim Maloku, ndërroi jetë pas një gjendjeje të rënduar shëndetësore.
Sipas burimeve, Bashkimi ka ndërruar jetë gjatë trajtimit në spital, brenda rreth një ore pasi kishte marrë lajmin për humbjen tragjike të vëllait të tij.
Dy humbje të njëpasnjëshme në të njëjtën ditë kanë lënë të pikëlluar familjarët, miqtë dhe qytetarë të shumtë në Pejë.

Kallas: Zgjedhjet në Kosovë po e shtyjnë dialogun me Serbinë
Shoferi në Gjilan ndëshkohet pas tejkalimit të rrezikshëm në...
Një person humb jetën në një vetaksident në Lloqan të Deçani...
Ish-gjyqtari: Real Madridi u vodh, ishte penallti e pastër
Shteti serb financon veteranët e Beretave të Kuqe, që luftua...
Çmimet e derivateve pa ndryshime nga dita e djeshme