Ministri i Integrimit, Bekim Çollaku tha të premten se më në fund mund të konfirmojë se është përmbushur plotësisht edhe rekomandimi i Komisionit Evropian në kontekst të liberalizimit të vizave i ndërlidhur me sigurimin e objektit dhe pavarësisë buxhetore të Ombudspersonit.
Ai tha se ky është lajm i mirë për funksionimin e këtij institucioni të rëndësishëm që për mision ka mbrojtjen e të drejtave të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.
“Sot së bashku me Avokatin e Popullit kemi gjetur zgjidhje për vendosjen e këtij institucioni në lokacion të ri, në ish-ndërtesën e Bankës së Lubjanës. Kjo do të siguroj funksionimin normal dhe me kapacitete të plota të këtij institucioni. E falënderoj personalisht Avokatin e Popullit, Hilmi Jashari për konstruktivitet dhe për durimin e deritanishëm, dhe i uroj sukses atij dhe institucionit që drejton në përmbushjen e detyrave të tyre. Gjithashtu falënderoj edhe Ministrinë e Administratës Publike dhe të gjithë zyrtarët e përfshirë në gjetjen e kësaj zgjidhje”, tha Çollaku.
“Njëkohësisht ky është lajm shumë i mirë për procesin e liberalizimit të vizave, duke qenë se ky ka qenë një nga 8 kriteret e fundit të vëna nga Komisioni Evropian. Mbetet vetëm edhe ratifikimi i marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi, gjë që është kërkuar të përfundohet para se qytetarët të lëvizin lirshëm pa viza në BE”, tha Çollaku.
Sulmuesi i Napolit largohet drejt Premier League
Përmbyllet rinumërimi i votave për kandidatë në 11 komuna
OBSH: Proshutat e përpunuara klasifikohen në grupin e parë s...
Edin Džeko rikthehet pas shumë vitesh në Gjermani, kësaj her...
Rinumërimi i votave vazhdon, rreth 45% e tyre janë përfundua...
Real Madrid monitoron Vitinha dhe Rodrin për përforcimin e m...