Finalja e madhe e “Play-off”-it të Superligës do të vë përballë dy gjigantët e basketbollit të Kosovës, Trepçën dhe Bashkimin.
Në finale ndeshen kampioni kundër nënkampionit apo vendi i parë kundër të dytit, sa i përket garave të rregullta.
Gjithashtu këto dy skuadra u sfiduan në dy finalet e Kupës së Kosovës, ku fituan mitrovicasit, duke i bërë finalet edhe më interesante.
Në edicionin e kaluar, ‘Xehetarët’ fituan në serinë finale 4:2, ku u zhvilluan gjashtë përballje të jashtëzakonshme.
Mitrovicasit kërkojnë sërish të triumfojnë në kampionat, derisa portokallezinjtë synojnë titullin e dytë në histori.
Finalet fillojnë sonte në Mitrovicë nga ora 19:30, derisa kampion shpallet skuadra që shënon katër fitore.
Dy sfidat e para zhvillohen në Mitrovicë, e më pas dy të ardhshmet në Prizren.
Orari
E diel
19:30 Trepça – Bashkimi
Një rrjet miliardash në Ballkan dhe një mungesë që bie në sy...
Besim Kodra i bashkangjitet rrugëtimit politik të Vjosa Osma...
Berisha: Marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci forcon stabilite...
Sërish krahë njëri- tjetrit, Për çka po e uron Benita-Ludon?
Bota humbet një miliard fuçi naftë
Kuvajti raporton ‘disa dronë armiqësorë’