Ka nisur në Spanjë evakuimin e pasagjerëve nga anija turistike e goditur nga hantavirusi, e ankoruar pranë Tenerife-s në Ishujt Kanarie.
Ministrja e Shëndetësisë, Monica Garcia, ka thënë se operacioni po zhvillohet normalisht dhe se të gjithë pasagjerët në bordin e anijes MS Hondius vazhdojnë të jenë pa simptoma.
Raportohet se ata do të ndahen në grupe sipas kombësisë dhe do të transportohen drejt bregut me varka të vogla.
Avionë çarter do të jenë gati në pistën e aeroportit lokal për t’i riatdhesuar në vendet e tyre të origjinës.
Katërmbëdhjetë shtetas spanjollë do të jenë të parët që do të zbarkojnë, më pas ata që do të largohen me fluturime të organizuara nga Holanda, përfshirë pasagjerë holandezë, grekë dhe gjermanë, si dhe një pjesë të ekuipazhit, raportojnë mediat e huaja.
Pas kësaj priten edhe fluturime të tjera, përfshirë drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara. Fluturimi i fundit i evakuimit pritet të niset të hënën drejt Australisë.
Anija Hondius mbërriti në portin e Granadilla-s para agimit të së dielës, një muaj pasi pasagjeri i parë vdiq në bord./rtk
Sërish krahë njëri- tjetrit, Për çka po e uron Benita-Ludon?
Bota humbet një miliard fuçi naftë
Kuvajti raporton ‘disa dronë armiqësorë’
Zbardhet atentati me eksploziv ndaj 57-vjeçarit në Konispol,...
Dua Lipa ngre padi prej rreth 14 milionë eurosh kundër Samsu...
Irani: Anijet nga vendet që zbatojnë sanksionet e SHBA-së nu...