Bllokohet aksi rrugor Junik- Gjeravicë shkak i shembjes së dheut

16:10 | 9 Maj 2026
R J

Rruga Junik – Gjeravicë është bllokuar përkohësisht për qarkullim si pasojë e vërshimeve të fundit që kanë prekur këtë zonë.

Sipas njoftimit të komunës së Junikut, ekipet janë duke qëndruar në terren dhe po punojnë intensivisht në sanimin e dëmeve dhe hapjen e rrugës për qarkullim të sigurt.

Qytetarëve u është kërkuar që të shmangin lëvizjet në këtë segment rrugor deri në një njoftim radhës, me qëllim të ruajtjes së sigurisë dhe evitimit të rreziqeve të mundshme.

Shpërndaje në rrjete sociale