Granit Xhaka shpallet lojtari i sezonit te Sunderlandi

15:07 | 8 Maj 2026
E.K

Mesfushori shqiptar Granit Xhaka është shpallur lojtari më i mirë i sezonit te skuadra angleze Sunderland, pas një viti debutues të jashtëzakonshëm në futbollin anglez.

Reprezentuesi i Zvicrës u transferua verën e kaluar dhe shumë shpejt u shndërrua në një nga figurat kryesore të ekipit, duke udhëhequr Sunderland-in me paraqitje të qëndrueshme dhe ndikim të madh në mesfushë.

Pas marrjes së çmimit, Xhaka reagoi përmes një postimi emocional, ku theksoi besimin në projektin e klubit dhe lidhjen e fortë me tifozët.

“Njerëzit e vunë në dyshim këtë transferim. Unë i besova vizionit. Sot, duke qëndruar këtu si Lojtari i Vitit, nuk ndiej asgjë tjetër përveç krenarisë, mirënjohjes dhe urisë për më shumë. Për tifozët, faleminderit që më pranuat që nga dita e parë, për pasionin tuaj, besimin dhe mbështetjen e pakushtëzuar në çdo betejë. Ky klub do të thotë gjithçka për mua”, ka deklaruar Xhaka.

Ky vlerësim e konsolidon më tej rolin e tij si një nga liderët kryesorë të skuadrës në sezonin e fundit./rtk