Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Ousmane Dembélé, zgjodhi një mënyrë të veçantë për të festuar kualifikimin në finalen e UEFA Champions League pas triumfit ndaj FC Bayern Munich në Allianz Arena.
Menjëherë pas ndeshjes, francezi publikoi në rrjetet sociale një video të mesfushorit të Barcelonës, Gavi, duke thënë frazën tashmë virale: “Shumë njerëz mendojnë se nuk di të luaj futboll. Dhe nuk kanë fare ide”.
Dembele on his story via ig:
Who can translate?? pic.twitter.com/Cb2qkcBErW
— CHRONOS (@LordChrono17) May 6, 2026
Ky postim u interpretua si një mesazh i drejtpërdrejtë për të gjithë kritikët që për vite me radhë dyshuan te cilësitë e Dembélés, për shkak të dëmtimeve të shpeshta dhe mungesës së vazhdimësisë në formë.
Por tani, francezi po kalon ndoshta periudhën më të mirë të karrierës së tij. Ai ishte protagonisti kryesor në gjysmëfinale, duke realizuar golin e parë që në minutën e tretë dhe duke i vënë menjëherë nën presion bavarezët.
Goli i tij detyroi Bayernin të shënonte dy herë për ta çuar ndeshjen në vazhdime dhe tre gola për të siguruar finalen, një mision që rezultoi i pamundur edhe për një skuadër me emër të madh në Evropë.
Dembélé po shndërrohet në liderin kryesor ofensiv të PSG-së këtë sezon. Ai numëron shtatë gola dhe dy asistime në Champions League, ndërsa në total ka realizuar 19 gola dhe 10 asistime në të gjitha garat.
Postimi me videon e Gavit nuk ishte rastësi. Dy futbollistët kanë ruajtur miqësi të afërt që nga koha kur luanin bashkë te Barcelona dhe gjesti i francezit u pa si një “thumbim” ndaj të gjithë atyre që nuk besuan tek ai.
Në fushë, skuadra e drejtuar nga Luis Enrique tregoi edhe një herë se PSG-ja nuk është vetëm një ekip yjesh, por një skuadër që di të vuajë dhe të fitojë edhe në ndeshjet më të mëdha.
Edhe pse Harry Kane shënoi në minutën e 93-të për Bayernin, reagimi erdhi shumë vonë. Më herët, portieri Manuel Neuer kishte shpëtuar disa herë skuadrën gjermane nga pësimi i golit të dytë.
Në finale të Ligës së Kampionëve, PSG do të përballet me Arsenalin. Takimi që vendos fituesin e këtij edicioni luhet me 30 maj në Budapest./Arbresh.info
Raphinha rikthehet para El Clasicos dhe mund ta vendos titul...
Glam dhe pink, kombinimi perfekt nga Kida
Zgjedhjet lokale, Britania e Madhe voton sot
Kina, fituesja e madhe ekonomike nga lufta SHBA-Iran në Lind...
“Aleate e rëndësishme”: SHBA-ja synon përfshirje...
Haradinaj njofton aderimin e veteranit të UÇK-së në AAK