Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Krujë, ekspozohen vepra historike

17:20 | 6 Maj 2026
E.G

Përvjetori i lindjes i figurës historike të identitetit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, u nderua me ceremoni simbolike në Lezhë dhe në Krujë.

Memoriali i Skënderbeut u shndërrua në një pikë takimi mes brezash dhe trevash, ku përkujtimi i heroit kombëtar këtë 6 maj qe mendohet se është edhe ditëlindja e heroit, mori dimensione bashkuese.

Atmosfera përkujtimore u pasurua nga një program artistik, ku tingujt e muzikës dhe interpretimet letrare i dhanë një dimension emocional kësaj dite.

Për herë të parë, në ditëlindjen e heroit tonë kombëtar, u ekspozuan në Krujë disa libra të ardhura nga muzeu i Tiranës.

Vepra origjinale që nga shekulli i XV si ajo e Marin Barletit apo vepra të tjera që i përkasin viteve 1473 janë tashmë të ekspozuara në muzeun e Krujës.

Kjo ditë solli në Krujë edhe një numër tejet të lartë të vizitorëve.

Përtej një date historike, këto ceremoni rikujtojnë se figura e Skënderbeut mbetet urë lidhëse mes shqiptarëve, një simbol që vazhdon të frymëzojë edhe sot ndjenjën e përkatësisë dhe krenarisë kombëtare./abcnews.al