Policia e Kosovës, në bashkëpunim me autoritetet austriake, ka zhvilluar një operacion të përbashkët kundër krimit ekonomik, gjatë të cilit janë kryer kontrolle në tri lokacione në Fushë Kosovë.
Hetimet janë realizuar me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, bazuar në një kërkesë të autoriteteve austriake përmes Ndihmës Juridike Ndërkombëtare, ndaj dy të dyshuarve kosovarë për vepra të ndryshme penale të kryera në Vjenë.
Pas veprimeve hetimore, kontrollet janë zhvilluar një ditë më parë në lokacione të ndryshme, ndërsa rasti vazhdon të mbetet nën hetim.
“Rasti vazhdon të mbetet nën hetim në drejtim të identifikimit të aseteve apo çfarëdo lloj dobie pasurore që mund të jetë në posedim të të dyshuarve dhe e cila dyshohet të jetë përfituar me aktivitet kriminal. Ky angazhim konfirmon profesionalizmin dhe besueshmërinë e Policisë së Kosovës në bashkëpunimin ndërkombëtar, duke forcuar luftën kundër krimit dhe sundimin e ligjit përtej kufijve”, thuhet në njoftim.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...