Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit

14:38 | 6 Maj 2026
D.H

FIFA ka vendosur që pezullimi i sulmuesit argjentinas të Benfikës, Gianluca Prestianni, për sjellje homofobike të ketë efekt global, pas kërkesës së UEFA-s.

Ai ishte përfshirë në një incident me Vinicius Jr gjatë një ndeshjeje të Ligës së Kampionëve në shkurt.

UEFA ia dha një pezullim prej gjashtë ndeshjesh, tre prej të cilave ishin të pezulluara për dy vjet, por deri tani pezullimi ishte i vlefshëm vetëm për kompeticionet e UEFA-s.

Pas kërkesës së UEFA-s, FIFA vendosi që ky pezullim të vlejë globalisht, duke përfshirë edhe Kupën e Botës.

Nëse Prestianni thirret në përfaqësuesen e Argjentinës për Botërorin në SHBA, Kanada dhe Meksikë, ai nuk do të mund të luajë ndaj Algjerisë dhe Austrisë në dy ndeshjet e para.

Megjithatë, ai mund të luajë ende për Benfikën në dy ndeshjet e fundit të kampionatit portugez kundër Bragës dhe Estorilit, si dhe për miqësoren e Argjentinës ndaj Hondurasit më 7 qershor, sepse efektet globale vlejnë vetëm për kompeticionet UEFA ose ndeshjet zyrtare FIFA.

Incidenti ndodhi më 17 shkurt gjatë ndeshjes së parë të playoff-it të Ligës së Kampionëve në Estadio da Luz. Prestianni ka mohuar të ketë përdorur fjalë raciste dhe tha se ishte keqkuptuar nga Vinicius Juniorit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale