Florentino Pérez dhe Mourinho dyshohet se janë takuar për të diskutuar rikthimin e portugezit në stolin e Real Madridit, sipas raportimeve të Esdiario dhe gazetarit Sergio Valentín nga Esradio.
Takimi dyshohet se ka qenë përmes videokonference dhe ka zgjatur një orë, me Jorge Mendes, përfaqësues i Mourinhos, si i ftuar, por pa marrë pjesë aktive.
Mourinho nuk ka thënë ‘po’ apo ‘jo’ për rikthimin, por ka vendosur disa kushte të pakushtueshme për të marrë drejtimin e ekipit.
Sipas Esdiario, kushtet nuk janë financiare, por lidhen me aspektet sportive, mjekësore, organizative dhe disiplinore të skuadrës së Real Madridit.
Florentino pritet t’i japë përgjigje Mourinhos javën e ardhshme.
Aktualisht në krye të Real Madridit është Alvaro Arbeloa mirëpo me shumë gjasë ai do të largohet nga stoli i madrilenëve në fund të sezonit. Spanjolli erdhi për ta zëvendësuar Xabi Alonson i cili u largua në mesin e sezonit.
Gjendja në kampin madrilen nuk është aspak mirë pasi sipas raportimeve nga Spanja, kanë lindur probleme të reja në dhomat e zhveshjes tek madrilenët.
Kujtojmë se ky është viti i dytë që Real Madridi ka mbetur pa një trofe madhor. Madje të dielën luan përballjen me Barcelonën, dhe në rast fitore apo barazimi i katalanasve, skuadra e Hansi Flick do ta festonte titullin në “El Clasico”, ku do të ishte një tjetër goditje për Los Blancos dhe drejtuesit e tij./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...