Haxhiu kujton Skënderbeun: I dha drejtim historisë shqiptare

12:56 | 6 Maj 2026
E.H

U.D. Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar figurën e Gjergj Kastrioti Skënderbeu në ditëlindjen e tij përmes një postimi në Facebook.

Në mesazhin e saj, ajo theksoi rolin e Skënderbeut në formësimin e identitetit politik shqiptar, duke nënvizuar se ai arriti ta bëjë emrin shqiptar të dëgjohej në Evropë përmes luftës, diplomacisë dhe aleancave.

Haxhiu shtoi se qëndresa e udhëhequr nga Skënderbeu e vendosi Arbërinë në mesin e pikave kryesore të rezistencës evropiane ndaj Perandorisë Osmane dhe kontribuoi në forcimin e idesë shqiptare, e cila mbetet aktuale edhe sot.

LEXO EDHE:

621 vjetori i lindjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeu

Shpërndaje në rrjete sociale