Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda – Njësiti për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, njofton se në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, sot ka zhvilluar një aksion në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, si dhe në disa lokacione të tjera.
Ky aksion është realizuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë për kontroll ndaj të dyshuarve lidhur me veprën penale ”Keqpërdorimi i detyrës zyrtare apo Autoritetit Zyrtar” dhe ”Falsifikimi i dokumenteve”si dhe Legazilimi i përmbajtjes së pavërtetë”, transmeton Arbresh.info.
Në njoftim thuhet se sipas dyshimeve, të bazuara,të pandehurit A.Q., dhe N.K., në bashkëveprim dhe pas një marrëveshje paraprake, kanë përdorur një dokument të falsifikuar të titulluar ”Kontratë për këmbim e paluajtshmërive” të datës 11.02.1966. Përmes këtij dokumenti është paraqitur në mënyrë të rreme kinse ka ndodhur një këmbim pronash në vitin 1966, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror.
Gjatë hetimeve, Prokuroria njofton se është dyshuar se A.Q., dhe N.K., me ndihmën e personit zyrtar A.B., kanë arritur që dokumentin e falsifikuar ta paraqesin si autentik, duke vulosur dhe përfshirë në arkivat e gjykatës, ndonëse një dokument i tillë nuk ka ekzistuar asnjëherë në evidencat zyrtare.
Po ashtu, i dyshuari A.B. në cilësinë e personit zyrtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dyshohet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke krijuar dosje fiktive dhe duke mundësuar legalizimin e dokumentit të falsifikuar, me qëllim të përfimit të kundërligjshem për vete dhe persona të tjerë.
Ndërkohë, të dyshuarit B.Sh., dhe M.B., në cilësinë e personave zyrtar ne Agjencinë Kadastrale të Kosovës, dyshohen se kanë tejkaluar kompetencat e tyre, dhe në mënyrë të kundërligjshme kanë aprovuar ankesën e palës, përkatësisht të pandehurit N.K., duke obliguar komunën e Prishtinës që të regjistroj pronën në emër të tij./Arbresh.info
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...