Vuçiq: Serbia po forcohet ushtarakisht, por duam paqe në Kosovë

10:37 | 6 Maj 2026
E.K

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Serbia sot është shumë më e fortë se para 15 vitesh dhe se, sipas tij, vendi do të kishte kapacitete dukshëm më të mëdha mbrojtëse edhe krahasuar me periudhën e bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 ndaj Jugosllavisë.

“Sot jemi shumë më të fortë dhe për këtë arsye askush nuk do të na sulmojë, por ne duhet të vazhdojmë të forcohemi”, tha Vuçiq.

Ai theksoi se fuqizimi i ushtrisë serbe është rezultat i rritjes ekonomike dhe investimeve në sektorin e mbrojtjes, duke shtuar se Serbia disponon sasi të konsiderueshme armësh dhe pajisjesh ushtarake. Sipas tij, vendi ka blerë edhe armë të avancuara nga Izraeli, gjë që ka rritur më tej gatishmërinë ushtarake.

Duke folur për Kosovën, Vuçiq tha se çështja është rikthyer në tryezën e negociatave, por theksoi se Serbia nuk do të përfshihet në luftë dhe mbetet e përkushtuar ndaj paqes dhe zhvillimit.

“Tani do të kishim me çfarë të shkonim në luftë, por nuk dua luftë, sepse u kam premtuar qytetarëve paqe”, deklaroi ai, duke shtuar se Serbia vazhdon bashkëpunimin me partnerë të ndryshëm ndërkombëtarë, përfshirë Iranin dhe Izraelin./index.hr