Në gjykatën Themelorë të Prizrenit nesër pritet të mbahet seanca e radhës për vrasjen e 26-vjeçarit Auron Thaqi.
Familjarët e Auronit kanë njoftuar se seanca do të filloj nga ora 09:30, shkruan Arbresh.info
Kujtojmë se më 7 korrik 2024, Auroni u plagos rëndë në Prizren dhe vdiq në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra. Dyshohet se ai është hedhur nga një automjet në lëvizje pas sulmit.
Në këtë rast, dy persona janë arrestuar dhe ndodhen në paraburgim: Enes Ay dhe Hajrullah Brcani.
Enes Ay po hetohet për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, që rezultoi në vdekjen e Auron Thaqit. Ndërsa Hajrullah Brcani po mbahet në paraburgim për veprat penale: “Mosdhënie ndihme” dhe “Moskallëzim i veprave penale ose i autorëve të tyre”.
Incidenti tronditi opinionin publik për shkak të rrethanave të rënda dhe dyshimeve për përfshirjen e personave që njiheshin nga afër me viktimën. Më shumë se një vit pas tragjedisë, familja e Auronit vazhdon të kërkojë drejtësi dhe çështja do të dëgjohet në gjykatë nesër./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...