Oklahoma City Thunder e ka fituar gjysmëfinalen e parë të play-offit në konferencën e perëndimit ndaj Los Angeles Lakers me rezultat të thellë 108-90.
Ndeshja nisi ngushtë me çerekun e parë që përfundoi 31-26 në të mirë të kampionit në fuqi të NBA, shkruan Arbresh.info.
OKC vazhdoi formën edhe në tri periudhat tjera ku vazhdoi ta thelloi epërsinë edhe më shumë.
Më i dalluari tek OKC ishte Holmgren me 24 pikë, 12 kërcime e një asistim, i ndihmuar nga Shai dhe Mitchell me nga 18 secili.
Teksa tek Lakers shkëlqeu James me 27 pikë, dhe Hachimura me 18 sosh.
Tek Lakers vazhdon të mungojë Luka Doncic. Ndeshja e radhës luhet me 8 maj, teksa skuadra që arrin katër fitore e para kalon tutje.
Fitore arriti edhe Detroiti me rezultat 111-101 ndaj Cleveland Cavalieres në kuadër të gjysmëfinales së lindjes.
Cunnigham luajti me 23 pikë në fitoren e skuadrës. Teksa lojë të mirë bëri edhe Harris i cili shtoi 20 pikë.
Ndërsa, tek Cleveland ishin të pamjaftueshme performancat fantastike të Mitchellit e Hardenit për ta shmangur humbjen. I Pari luajti me 23 pikë, kurse tjetri me 22 sosh, dhe shtoi edhe tetë kërcime e shtatë asistime.
Edhe në këtë sfidë seria është 1-0 në të mirë të Pistons./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...