Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se nga sot deri më 17 maj, votuesit jashtë Kosovës mund të regjistrohen për votim për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin që mbahen më 7 qershor.
Lidhur me këtë, ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, u ka bërë thirrje qytetarëve që jetojnë jashtë vendit të regjistrohen për të marrë pjesë në procesin zgjedhor, duke theksuar rëndësinë e rolit të mërgatës në vendimmarrje.
“Sot po ju drejtohem juve që për dekada e keni mbajtur Kosovën afër, në punë, në shtëpi, në gjuhë në kujtesë dhe në dinjitet. Afati i regjistrimit për të votuar jashtë vendit nis sot dhe vazhdon deri më 17 maj. Regjistrohuni për të votuar, ju keni qenë pranë Kosovës edhe kur kufijtë, dhuna dhe largësia janë munduar t’ju mbajnë larg. Keni punuar dhe keni sakrifikuar për ta ndihmuar atdheun tonë. Keni qenë zëri i Kosovës kudo në botë, vazhdoni kontributin për Republikën e Kosovës dhe bëhuni pjesë e vendimmarrjes”, tha Haxhiu përmes një videoje të publikuar në Facebook.
“Regjistrohuni me kohë. Ndihmoni njëri-tjetrin, flisni me familjarët e miqtë dhe të rinjtë që kanë lindur jashtë por që Kosovën e kanë në zemër dhe në mendje”, deklaroi Haxhiu.
LEXO EDHE:
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...