Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka vazhduar aksionin për verifikimin e njehësorëve elektrikë për konsumatorët të cilët kanë paraqitur ankesa.
Sipas njoftimit, gjatë këtij aksioni, janë identifikuar raste të devijimeve në orë dhe datë në disa njehësorë elektrikë, shkruan Arbresh.info.
Njehësorët ku janë konstatuar këto parregullsi janë tërhequr dhe janë dërguar për ekzaminim të mëtejshëm në laboratorët e Agjencisë së Metrologjisë së Kosovës.
Ndërkohë, për njehësorët me afat të skaduar të vlefshmërisë, janë iniciuar dy procedura të gjobitjes ndaj KEDS.
“Aksioni i sotëm është zhvilluar në rajonin e Prishtinës dhe Ferizajt, ndërsa në ditët në vijim, bazuar në planin operacional dhe në ankesat e konsumatorëve, verifikime të tilla do të shtrihen në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. MINTI fton të gjithë qytetarët që të raportojnë çdo parregullsi të mundshme lidhur me njehësorët elektrikë, përmes: * numrit të telefonit: +383 (0) 46 311-000 (Viber) * adresës elektronike: [email protected]”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...