Në Itali e bëjnë të kryer rinovimin e Rrahmanit me Napolin, mungon vetëm zyrtarizimi

14:49 | 5 Maj 2026
D.H

Napoli është shumë pranë kualifikimit në Ligën e Kampionëve edhe matematikisht, dhe klubi italian tashmë po planifikon të ardhmen e skuadrës.

Pas triumfit në Superkupën e Italisë dhe një sezoni të suksesshëm, fokus i madh është dhënë rinovimeve të kontratave dhe rritjes së stabilitetit në ekip.

Njëri nga emrat kryesorë është mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, i cili do të qëndrojë te Napoli deri në vitin 2029, shkruan Corriere dello Sport.

Rrahmani, që tashmë ka fituar dy tituj kampion dhe një Superkupë me klubin, është bërë një figurë kyçe në mbrojtjen e ekipit. Prezenca e tij ndryshon rëndësisht performancën e mbrojtjes, duke e bërë atë një nga kolonët e skuadrës.

Mbrojtësi kosovar ka shfaqur vazhdimisht lojë të qëndrueshme dhe lidership në fushë, duke e bërë të qartë se do të mbetet një nga figurat kryesore të ekipit për shumë vite.

Përveç Rrahmanit, Napoli po punon edhe për rinovimin e kontratave të Stanley Lobotka dhe Scott McTominay, si dhe për zyrtarizimin e disa blerjeve të rëndësishme si Alisson dhe Rasmus Hojlund./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale