Vrasjen në Gjakovë, Prokuroria do kërkojë masën e paraburgimit për të dyshuarin

12:33 | 5 Maj 2026
E.H

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se i dyshuari për vrasjen e Rexhë Brahimaj është ndaluar për 48 orë.

Në njoftimin për media thuhet se  brenda afatit ligjor, do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente.

Po ashtu, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

“Prokurori i Shtetit, ka iniciuar rast për shkak të veprës penale “Vrasja”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Është arrestuar personi i dyshuar me inicialet Q.S. Me vendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë. Brenda afatit ligjor, do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente. Prokurori i Shtetit në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe duke mbledhur provat relevante lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Vetëdorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen në Gjakovë

Vritet një 31-vjeçar në Gjakovë, i dyshuari në arrati

Shpërndaje në rrjete sociale