Përparim Rama: Po fillojmë bashkëpunimin me PDK-në në Prishtinë

11:32 | 5 Maj 2026
E.K

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar për një bashkëpunim të ri politik në kryeqytet me Partinë Demokratike të Kosovës, me qëllim zhvillimin e Prishtinës dhe realizimin e projekteve në interes të qytetarëve.

Ai theksoi se synimi i këtij bashkëpunimi është një qeverisje që tejkalon interesat partiake dhe fokusohet në kapacitetet profesionale për të mirën publike.

Rama ka bërë të ditur se Besianë Musmurati është emëruar në pozitën e nënkryetares së Kryeqytetit.

Sipas tij, Musmurati sjell me vete përvojë të gjerë institucionale dhe ndërkombëtare, me mbi një dekadë angazhim në fusha si diplomacia, politika publike dhe menaxhimi institucional./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale