Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli ka njoftuar se ka filluar procesi i trajtimit të dokumentacionit për gurthyesit që operojnë në vend, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejt vendosjes së rendit dhe ligjshmërisë në këtë sektor.
Sipas saj, ky proces synon verifikimin e plotë të përmbushjes së kushteve ligjore dhe mjedisore nga ana e operatorëve, me qëllim garantimin e standardeve më të larta në funksionimin e tyre dhe mbrojtjen e mjedisit, si dhe të jetës së qytetarëve.
“Ka filluar procesi i trajtimit të dokumentacionit për gurthyesit që operojnë në vendin tonë, si një hap i rëndësishëm drejt vendosjes së rendit dhe ligjshmërisë në këtë sektor me ndikim të drejtpërdrejtë në mjedis dhe jetën e qytetarëve. Ky proces synon verifikimin e plotë të përmbushjes së kushteve ligjore dhe mjedisore nga ana e operatorëve, duke garantuar standarde më të larta në funksionim e tyre. Në këtë proces janë të përfshirë edhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët po e monitorojnë nga afër çdo hap të tij”, ka shkruar Pacolli.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...