Fundi i sezonit po rezulton i vështirë për Real Madrid, që tashmë ka mbetur pa objektiva madhorë dhe po përpiqet vetëm ta mbyllë edicionin në mënyrë dinjitoze.
Brenda skuadrës, situata nuk është aspak e qetë, me mosmarrëveshje të shpeshta mes lojtarëve.
Në qendër të vëmendjes është edhe ylli francez Kylian Mbappé, i cili përveç problemeve fizike, është përfshirë edhe në polemika jashtë fushës. Udhëtimi i tij i fundit në Cagliari, gjatë kohës së rikuperimit nga lëndimi, ka shkaktuar reagime brenda klubit, edhe pse nuk ishte i vetmi lojtar që udhëtoi gjatë ditëve të lira.
Sipas Marcas, shqetësimi më i madh lidhet me distancimin e Mbappé nga pjesa tjetër e ekipit. Në ambientet e Valdebebas flitet për disa sjellje që nuk janë pritur mirë nga bashkëlojtarët dhe stafi teknik.
Ndërkohë, në planin sportiv, balanca e “pushtetit” brenda skuadrës duket se është zhvendosur në favor të Vinícius Júnior. Braziliani ka qenë lideri i ekipit në muajt e fundit dhe gëzon mbështetje të plotë nga grupi, ndryshe nga Mbappé, i cili thuhet se nuk ka të njëjtën afërsi me shokët e skuadrës.
Megjithatë, raporti personal mes dy yjeve mbetet korrekt, gjë që u dëshmua edhe nga një darkë e fundit që ata kaluan së bashku me partneret e tyre.
Problemet fizike kanë ndikuar dukshëm në sezonin e Mbappé. Ai ka qenë jashtë fushave për 53 ditë për shkak të pesë lëndimeve të ndryshme, duke munguar në 10 ndeshje.
Gjithçka nisi me një dëmtim në gju në dhjetor, në një ndeshje kundër Celta Vigo. Edhe pse u rikthye shpejt, problemi u rikthye pas pushimit dimëror dhe analizat zbuluan një dëmtim në ligamentin lateral, që kërkoi disa javë rikuperim.
Pavarësisht kësaj, Mbappé u rikthye para kohe për ndeshje të rëndësishme, përfshirë finalen ndaj Barcelonës në Superkupë, ku luajti vetëm disa minuta.
Një tjetër moment që shkaktoi debat ishte udhëtimi i tij në Paris për rikuperim, vendim që nuk u prit mirë nga të gjithë në klub. Pas rikthimit, forma e tij nuk ishte e njëjtë, ndërsa një tjetër lëndim e largoi sërish nga skuadra.
Trajneri Álvaro Arbeloa ka lënë të kuptohet se jo gjithçka është në rregull me lojtarin, duke mos e mbrojtur më aq fort sa më parë.
“Planifikimi i lojtarëve të dëmtuar është nën kontrollin e stafit mjekësor. Pastaj, çdo lojtar në kohën e lirë bën zgjedhjet e veta,” deklaroi Arbeloa.
Pavarësisht problemeve, Mbappé mbetet golashënuesi më i mirë i Real Madridit këtë sezon, me plot 41 gola në të gjitha garat.
Megjithatë, tensionet në dhomat e zhveshjes dhe distancimi nga grupi kanë ngritur pikëpyetje për rolin dhe ndikimin e tij në skuadër, duke e kthyer situatën në një çështje serioze për klubin madrilen në prag të sezonit të ri./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...