Portieri polak, Wojciech Szczęsny ka marrë vendimin për të respektuar kontratën e tij me Barcelonën, duke qëndruar në “Camp Nou” edhe për një sezon tjetër.
Pavarësisht një oferte konkrete dyvjeçare nga një klub i rëndësishëm i La Liga, ku do të kishte rolin e portierit titullar, 36-vjeçari e ka refuzuar atë për të vazhduar aventurën e tij me Barcelonën, raporton Mundo Deportivo.
Szczesny është i vetëdijshëm se edhe sezonin e ardhshëm mund të ketë rol dytësor, madje edhe më të kufizuar, sidomos nëse katalanasit arrijnë të transferojnë portierin e Real Sociedad, Álex Remiro gjatë verës.
Përveç aspektit sportiv, vendimi i Szczesnyt lidhet edhe ngushtë me jetën e tij familjare në Barcelonë.
Djali i tij, Liam (7 vjeç), është pjesë e akademisë së klubit, ndërsa vajza e vogël tashmë është përshtatur me jetën në qytet dhe ndjek çerdhen.
Po ashtu, bashkëshortja e tij, Marina, e cila është këngëtare me profesion, ka ndërtuar një studio muzikore në Barcelonë dhe planifikon projekte të reja artistike në qytet.
Në këto kushte, stabiliteti familjar dhe ambienti i krijuar në Spanjë kanë qenë faktorë vendimtarë që portieri polak të refuzojë largimin dhe të vazhdojë me Barcelonën, edhe pse jo si zgjedhje e parë në portë./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...