Samiti i Komunitetit Politik Evropian/ Rama ndan pamje nga Jerevani: Shqipëria u dëgjua me vëmendje e respekt

08:23 | 5 Maj 2026
Q L

Udhëheqës nga vendet e Bashkimit Evropian dhe partnerët rajonalë mbërritën të hënën në Jerevan të Armenisë për samitin e Komunitetit Politik Evropian.

I pranishëm në samit ishte dhe kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ndau pamje të takimeve që pati në kuadër të samitit, ku theksoi se Shqipëria u dëgjua me vëmendje e respekt.

“Mirëmëngjes dhe me këtë videokartolinë nga Samiti i Komunitetit Politik Europian, ku Shqipëria u dëgjua me vëmendje e respekt, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Shpërndaje në rrjete sociale