Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, deklaroi sot se protesta e 8 majit nuk do jetë një protestë politike, por do të jetë protestë për dinjitetin e shqiptarëve.
Nga foltorja e vendosur para selisë së Kryeministrisë, Berisha ftoi fillimisht mbështetësit e PD-së të mbajnë një minutë heshtje në nderim të dy fëmijëve që humbën jetën në aksidentin tragjik në Durrës.
Në vijim, Berisha theksoi se “8 maji do jetë protestë për familjen, për vogëlushët tanë, për jetën, sigurinë dhe të ardhmen e tyre”.
“8 maji është data e protestës tonë të madhe. Është data e revoltës. Por, protesta e datës 8 maj do të jetë një protestë si asnjëherë më parë. Nuk do jetë një protestë e një apo disa partive. Protesta e 8 majit nuk do jetë protestë për një kauzë. 8 maji do të jetë kushtrimi i ndërgjegjes së shqiptarëve”, tha Berisha.
Berisha i bëri thirrje çdo shqiptari të bëhet pjesë e kësaj proteste.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...