Gabon Manchester City ndaj Evertonit, Arsenali më afër se kurrë titullit kampion pas 22 viteve

23:00 | 4 Maj 2026
D.H

Manchester City ka marrë një barazim në sekondat e fundit ndaj Evertoni me rezultat 3-3 në kuadër të xhiros së 35-të në Premier League, dhe me shumë gjasë ky barazim mund t’i kushtojë me titullin kampion.

City e nisi ndeshjen mjaft mirë ku realizoi me Dokun në minutën e 43-të, shkruan Arbresh.info.

Por pjesa e dytë nuk shkoi ashtu sikurse e ka parashikuar Pep Guardiola. Në minutene 68-të pas një gafe të Marc Guehit, Barry përfitoi mirë ku e realizoi golin e barazimit.

Evertoni nuk u ndal dhe shënoi për 2-1 pas pesë minutash me O’brien.

Kurse në minuta para fundit, Barry realizoi golin e dytë personal dhe të tretin ekipor.

Mirëpo menjëherë pas këtij goli, Erling Haaland realizoi për 3-2 për ta bërë edhe më interesant ndeshjen. Man City deri në fund u mundua që së paku ta barazoj dhe ia arriti në çastet e fundit me një supergol të Jeremy Dokut.

Me këtë barazim City mbetet pesë pikë prapa Arsenalit, i cili 75 pikë dhe ka një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Xhiron e radhës, City e luan me Brentfordin teksa Evertoni ka punë me Crystal Palace./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale