Roma ka arritur të shënoj një fitore të madhe me rezultat 4-0 ndaj Fiorentinës në kuadër të xhiros së 35-të në Serie A.
Pas 13 minutave lojë, Mancini realizoi golin e parë për romakët, shkruan Arbresh.info.
Ndërkohë vetëm katër minuta më vonë, Fofana realizoi për 2-0.
Roma nuk u ndal dhe në minutën e 34-të, realizoi edhe golin e tretë me anë të Hermosos.
Ndërkohë vulën fitores ia dha Pislli në minutën e 58-të i cili realizoi për 4-0. Deri në fund nuk pati gola tjera dhe skuadra e Romës arkëtoi tre pikë të mëdha në luftën për një pozitë në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm.
Roma tashmë është e pesta me 64 pikë një më pak se Juventusi i cili është i katërti.
Kurse Fiorentina mbetet e 16-ta me 37 pikë.
Në takimin e radhës Roma luan në udhëtim tek Parma kurse Fiorentina takohet me Genoan./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...