Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Enkel Rexhepi, ka deklaruar se raporti i Komitetit të OKB-së për Eliminimin e Diskriminimit Racor nxjerr në pah atë që shqiptarët në Luginën e Preshevës e kanë denoncuar me vite.
Sipas Rexhepit, diskriminimin sistemik dhe të institucionalizuar ne Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
“Ky raport konstaton qartë përhapjen e gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve, mungesën e përfaqësimit në institucione, shkeljen e të drejtave gjuhësore dhe, mbi të gjitha, praktikën alarmante të pasivizimit të adresave, si një mekanizëm që çon në fshirjen administrative të qytetarëve dhe në mohimin e të drejtave të tyre themelore. Ky është konstatim i një organi të lartë të Kombeve të Bashkuara”, ka deklaruar Rexhepi.
Kreu i Këshillit në Luginë thotë se shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë kanë kërkuar e kërkojnë barazi, dinjitet dhe respektim të të drejtave që u takojnë me ligj dhe me konventa ndërkombëtare.
“Si Këshill Kombëtar Shqiptar, do të vazhdojmë të përdorim çdo mekanizëm institucional dhe ndërkombëtar për të adresuar këto shkelje dhe për të kërkuar përgjegjësi”, shtoi ai.
Raporti i këtij mekanizimi të OKB-së, vë në pah se në Serbi, se incidentet e diskriminimit racor, krimeve të urrejtjes dhe gjuhës së urrejtjes raportohen pak për shkak se viktimat nuk kanë besim tek agjencitë e zbatimit të ligjit.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...