Michael Carrick është shumë afër që të emërohet trajner i përhershëm i Manchester Unitedit, pas suksesit që arriti duke e dërguar skuadrën në Ligën e Kampionëve.
Sipas mediumi The Guardian, drejtuesit e klubit pritet t’i ofrojnë së shpejti kontratë zyrtare 44-vjeçarit, ndërsa vendimi final mund të vijë në ditët në vazhdim.
Kualifikimi në Champions League u sigurua pas fitores dramatike 3-2 ndaj Liverpoolit, që i dha “Djajve të Kuq” një vend në top-pesëshe dhe vulosi objektivin kryesor të sezonit.
Carrick mori drejtimin e skuadrës në janar si trajner i përkohshëm, duke zëvendësuar Ruben Amorimin, dhe që nga ajo kohë ka bërë një punë të jashtëzakonshme.
Në 14 ndeshje në Premier League, ai ka regjistruar 10 fitore, 2 barazime dhe vetëm 2 humbje, duke rikthyer formën dhe besimin në ekip.
Paraqitjet e mira kanë bindur edhe drejtuesit e klubit, të cilët janë të kënaqur me organizimin dhe disiplinën që skuadra ka treguar nën drejtimin e tij.
Megjithatë, vetë Carrick ka mbetur i kujdesshëm kur është pyetur për të ardhmen.
“Nuk varet nga unë. Gjërat po shkojnë mirë dhe jemi të kënaqur me situatën, por do të shohim çfarë do të ndodhë”, deklaroi ai.
Ndërkohë, sulmuesi Matheus Cunha e krahasoi ndikimin e tij me atë të legjendës Sir Alex Ferguson, duke thënë se skuadra ndjen energji dhe besim të madh.
Me rikthimin në Champions League të siguruar, Manchester United pritet të lëvizë shpejt për ta zyrtarizuar Carrickun si trajner të përhershëm dhe për të ndërtuar mbi suksesin e këtij sezoni./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...