Emiratet e Bashkuara Arabe kanë raportuar për një zjarr të madh në portin kryesor të naftës, pasi u godit nga një sulm me dron nga Irani.
Fujairah është porti dhe objekti më i madh i magazinimit të naftës në Emirate. Para armëpushimit, ai ishte gjithashtu në shënjestër të sulmeve me dron, shkruan BBC.
Në një deklaratë të ndarë në mediat sociale, Zyra e Medias së Qeverisë së Fujairah thotë se ekipet e mbrojtjes civile po punojnë për të kontrolluar zjarrin.
Raporti i sulmit erdhi pasi ministria e mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe tha se kishte kapur tre raketa të lëshuara nga Irani.
Qeveria iraniane nuk ka komentuar për sulmin.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...