Vinícius Junior ishte heroi i Real Madrid në fitoren 0-2 ndaj Espanyol, duke realizuar të dy golat e ndeshjes.
Me këtë paraqitje, braziliani ka arritur një tjetër rekord personal: për pesë sezone radhazi ka shënuar 20 ose më shumë gola me fanellën e madrilenëve. Një statistikë që e fut atë në mesin e legjendave të klubit.
Vinicius tashmë është pjesë e një grupi elitar golashënuesish të Real Madridit, ku bëjnë pjesë emra të mëdhenj si Alfredo Di Stéfano, Ferenc Puskás, Hugo Sánchez, Raúl González, Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema.
Në këtë sezon, sulmuesi brazilian ka realizuar 21 gola në 50 ndeshje në të gjitha garat: 15 në La Liga, pesë në UEFA Champions League dhe një në Superkupën e Spanjës. Sezoni i tij më i mirë mbetet ai 2023/24, kur shënoi 24 gola.
“Kam punuar shumë çdo vit për të arritur këto shifra, për titujt dhe për ndeshje si kjo e sotmja”, deklaroi Vinicius për mediat e klubit.
Ndikim të madh në formën e tij ka pasur edhe ndryshimi në stol. Sipas statistikave të publikuara nga gazetari Pedro Martín, Vinicius kishte shënuar vetëm gjashtë gola në 27 ndeshje nën drejtimin e Xabi Alonso, ndërsa me trajnerin Álvaro Arbeloa ka realizuar 15 gola në vetëm 23 ndeshje.
Mesatarja e golave tregon dallimin e madh: një gol çdo 328 minuta me Xabi Alonson, krahasuar me një gol çdo 131 minuta nën drejtimin e Arbeloas./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...