Mesfushori holandez Tijjani Reijnders mund të jetë një nga objektivat e mundshëm të Juventus për merkaton e verës.
Sipas raportimeve nga Anglia, bardhezinjtë po shqyrtojnë mundësinë për të lëvizur për ish-lojtarin e Milanit, i cili aktualisht është pjesë e Manchester City, shkruan Arbresh.info.
Forma e Reijnders ka pësuar rënie të dukshme që nga muaji shkurt. Nga një titullar i rregullt te City, ai është kthyer në rezervë, me gjashtë ndeshje në stol në nëntë takimet e fundit dhe pa minuta loje që nga prilli.
Në tri paraqitjet e fundit ka regjistruar vetëm 65 minuta, çka tregon qartë se është drejt largimit.
Një nga arsyet pse Juventusi po e konsideron është përvoja e tij në Serie A, pas periudhës te Milani. Klubi po synon lojtarë që njohin kampionatin italian, për të shmangur përshtatjen e gjatë dhe rreziqet si në rastin e Douglas Luiz.
Përveç kësaj, eksperienca e Reijnders në klube të mëdha dhe presioni për rezultate shihet si një avantazh nga drejtuesit e Juventusit.
Megjithatë, problemi kryesor mbetet aspekti financiar. Manchester City ka investuar rreth 70 milionë euro për transferimin e tij, një shifër e ngjashme me atë që Juventusi ka shpenzuar për Teun Koopmeiners, i cili gjithashtu është në dalje.
Për momentin, interesimi mbetet në fazë fillestare, me ndërmjetës që kanë ofruar idenë te klubi italian.
Për të realizuar një marrëveshje, Juventusi do të duhet të gjejë një formulë më të favorshme ekonomike, si huazim, shkëmbim lojtarësh apo marrëveshje që lehtëson koston totale të transferimit.
Drejtuesit bardhezi pritet të bëjnë lëvizje të kujdesshme në merkato, duke synuar përforcime cilësore pa rrezikuar balancën financiare të klubit./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...