Interi ka fituar titullin e 21-të në histori, në një sezon plot ulje-ngritje, por që në fund u mbyll me sukses për “nerazzurrët”. Skuadra zikaltër e nisi kampionatin dobët, me dy humbje në tri ndeshjet e para, për t’u rikthyer më pas fuqishëm dhe për të marrë kontrollin e garës.
Megjithatë, rruga drejt titullit nuk ishte e lehtë. Interi pati luhatje gjatë sezonit, duke lënë përshtypjen se mund të dorëzohej, sidomos pas disfatave të rënda dhe zhgënjimeve si humbja në Champions League. Por në momentet vendimtare, skuadra reagoi dhe siguroi shkëputjen që i dha titullin.
Në qendër të këtij suksesi është trajneri rumun, Cristian Chivu. I konsideruar fillimisht si një zgjidhje e përkohshme, ai arriti të shndërrohet në lider të skuadrës. Pavarësisht disa mangësive si trajner i ri, Chivu e bindi ekipin gradualisht se mund të rikthehej te fitoret, duke synuar objektiva realiste si titulli kampion.
Interi përfitoi edhe nga problemet e rivalëve direktë. Napoli, që konsiderohej favorit, u godit nga lëndimet, ndërsa Milani dhe Juventusi kaluan një sezon tranzicioni.
Në aspektin individual, disa lojtarë ishin vendimtarë për këtë sukses. Lautaro Martínez ishte lideri kryesor në fushë, i ndihmuar nga Federico Dimarco, Nicolò Barella dhe Hakan Çalhanoğlu. Kontribut të rëndësishëm dhanë edhe Marcus Thuram dhe talenti i ri Pio Esposito, ndërsa mbrojtja mori siguri nga Manuel Akanji.
Një nga çelësat e titullit ishte qasja pragmatike e Interit: skuadra siguroi pikët maksimale ndaj ekipeve më të dobëta, edhe pse pati lëshime në ndeshjet direkte. Nga një ekip spektakolar, Interi u shndërrua në një skuadër “llogaritëse”, ku rëndësi kishin tri pikët, pavarësisht kundërshtarit.
Klubi gjithashtu arriti të menaxhojë presionin pas zhgënjimeve të mëdha. Fondi Oaktree siguroi stabilitet financiar dhe mbështetje për projektin sportiv, duke i dhënë hapësirë drejtuesve për të ndërtuar skuadrën.
Presidenti Giuseppe Marotta luajti rol kyç në rindërtimin e ekipit. Edhe pse pati disa gabime në merkato, ai arriti të fitojë titullin e tretë me Interin, këtë herë me një trajner tjetër.
Sezoni u dominua nga Interi dhe Napoli, që kanë qenë dy skuadrat kryesore në katër vitet e fundit. Ndërkohë, mungesa e Milanit dhe Juventusit në garën për titull tregon për një krizë të përkohshme të këtyre klubeve./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...