Haxhiu nënshkruan dekretin për hapjen e Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Teksas

16:30 | 4 Maj 2026
E.G

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu ka nënshkruar dekretin për hapjen e Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Teksas.

Sipas saj, ky është një hap i rëndësishëm për bashkatdhetarët tanë në Teksas dhe në rajonin përreth.

Po ashtu, ajo vlerësoi se kjo është edhe mirënjohje për mërgatën tonë në Amerikë, e cila për dekada ka punuar, ka ndihmuar, ka lobuar dhe ka qëndruar pranë Kosovës.

“Në çdo kapitull të rrugës sonë, prej rezistencës e deri te shtetndërtimi, mërgata ka pasur rol kyç.”, ka shkruar ajo.

“Me këtë mision, Kosova bëhet më e afërt për qytetarët e saj dhe më e pranishme në një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike e shoqërore të Amerikës.”, shtoi ajo./Arbresh.info