Pëllumb Bajqinovci emërohet drejtor i Mobilitetit në Komunën e Prishtinës në vend të Donat Lushakut

16:20 | 4 Maj 2026
E.G

Pëllumb Bajçinovci është emëruar drejtor në pozitën e Drejtorit të Mobilitetit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Si asamblist aktual në Kuvendin Komunal të Prishtinës dhe ish-kryesues i tij, sipas Ramës, Bajçinovci ka qenë pjesë aktive e proceseve vendimmarrëse, duke kontribuar në fusha si zhvillimi urban, rinia, sporti dhe kultura.